“Zgjoi” kandidat zyrtar i Kosovës për Oscars 2022

08.09.2021

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli propozohet nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e Oscars për edicionin e ardhshëm të vitit 2022, të 94-tin me radhë.

Ky film i cili është i bazuar në ngjarje të vërtetë, është një rrëfim që prekë dhembjen, qëndrueshmërinë dhe triumfin e zonjës Fahrije Hoti, ndërsa është realizuar mjeshtërisht duke përçuar një realitet nëpër të cilin kanë kaluar gratë në vendin tonë, si pasojë e luftës së fundit dhe përpjekjeve për mbijetesë e shpresë duke krijuar një të ardhme triumfale.

Ne jemi shumë të lumtur që një rrëfim i vërtetë nga vendi ynë po i tregohet botës përmes artit të kinematografisë.

Ju urojmë shumë suksese.

Prapa