Zëvendësministri Veshall viziton Republikën e Turqisë, takon homologun Ahmet Misbah Demircan

02.09.2021

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sejnur Veshall po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara.

Takimin e parë e kishte me homologun e tij në Republikën e Turqisë, z. Ahmet Misbah Demircan dhe përfaqësues të instititucioneve kulturore.

Diskutim kryesorë mes tyre ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në kuadër të agjendave kulturore si dhe implementimi sa më i mirë i marrëveshjeve egzistuese në fushën e kulturës.

Në takim gjithashtu ishin të pranishëm, Drejtori i Kinematografisë së Republikës së Turqisë, z. Erkin Yilmaz, Drejtori i Librarive, z. Ali Odabas dhe z. Erkan Tarhan, zëvendës-drejtori i Arteve Pamore dhe ndër të tjera u fol për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave që janë të nevojshme në fushat që ata përfaqësojnë.

Zëvendësministri i MKRS në këtë vizitë po shoqërohet nga këshilltari i ministrit z. Onur Canhas dhe asistentja ekzekutive e ministrit znj. Donartë Kastrati.

Prapa