Takim me Drejtoreshën e OJQ –së Play International

08.07.2021

Mision i tyre është organizimi i aktiviteteve sportive socio-arsimore për të rinjtë ku bëhen bashkë të gjitha grupet shoqërore, pavarësisht përkatësisë etnike, gjinisë apo çfarëdo ndalese tjetër.

Për vite me radhë Play International po punon në këtë drejtim me projekte nga të ndryshmet.

Drejtoreshën e kësaj organizate jo qeveritare, z. Sara Kalvachova patëm kënaqësinë ta presim në takim të mërkurën në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ajo prezantoj objektivat dhe metodologjitë që përdorin në projektet e tyre ndërsa zëvendësministrja, znj. Daulina Osmani e njoftoi për punën dhe politikat e MKRS në dobi të interesave dhe fuqizimit të të rinjve përmes aktiviteteve sportive.

Në takim ishin të pranishme edhe menaxherja dhe e programit, znj. Ebra Suleyman dhe koordinatorja znj. Vlera Hajdini.

Prapa