Zëvendësministrja Osmani takoi përfaqësuesin japonez Mitsunori Ogasawara
15.06.2021
Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot patëm kënaqësinë që të presim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze, z. Mitsunori Ogasawara.
Ai ishte i shoqëruar me këshilltarin e lartë për çështje politike në Ambasadën e Japonisë, z. Arbër Myftari ndërsa u prit nga zëvendësministrja, znj. Daulina Osmani.
Në këtë takim u diskutua për sportin, në veçanti për Lojërat Olimpike, për ekipin e Kosovës që do të jetë pjesëmarrës në këto lojëra.
Gjithashtu u fol për mundësinë e themelimit të një bashkëpunimi në fushën e sportit në mes të MKRS dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit e Federatave nacionale në Japoni.

















