Takim me komunitetin në Janjevë

14.06.2021

Me ftesë të Bashkimit Evropian në qytetin e Janjevës u zhvillua takim me përfaqësues të komuniteteve lokale.

Pjesmarrës ishin përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barisic, koordinatorja e OKB-së për zhvillim, znj. Ulrika Richardson, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, Këshilltarja politike e Ministrit z. Çeku, znj. Nora Arapi Krasniqi, dhe përfaqësuesja rezidente e UNDP-së, znj. Maria Suokko.

Ata vizituan monumente të trashëgimisë kulturore dhe fetare ndërsa u diskutua për projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë, me theks të veçantë rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës dhe promovimin e turizmit.

Ambasadori, z. Szunyog ndër të tjera u shpreh se BE po pret me padurim që të shoh Janjevën në hartën e turizmit të Kosovës, ndërsa Këshilltarja politike e Ministrit z. Çeku, znj. Nora Arapi Krasniqi tregoi që së bashku me përfaqësuesit e zyrës së Bashkimit Europian dhe institucioneve tjera relevante, MKRS është duke koordinuar veprimet për fillimin e zbatimit të projektit “Përkrahja për turizmin dhe trashëgiminë kulturore – konservimi i lokacioneve kulturore” i cili bashkë financohet nga fondet IPA të Bashkimit Europian dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në kuadër të këtij projekti parashihen edhe investime në qytetin e vjetër të Janjevës. Ajo siguroi që MKRS do të përkushtohet në përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore në vend.

Prapa