Takim me Ambasadorin Gjerman në Kosovë, z. Jörg Rohde

11.06.2021

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, patëm kënaqësinë të presim Ambasadorin Gjerman, z. Jörg Rohde, i cili ishte i shoqëruar nga znj. Anna Stege, udhëheqëse për media dhe kulturë në Ambasadën Gjermane.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet kulturore, trashëgiminë dhe sportin si motor për turizëm dhe zhvillim ekonomik. Gjithashtu u fol për ndërlidhjen e sistemit arsimor me sistemin ekonomik dhe kërkesat e tregut të punës përmes edukimit jo formal.

Nga Ambasadori z.Rohde morëm ftesë që të jemi pjesë e aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane që organizohen nga kjo Ambasadë nga data 16 -26 qershor.

Duke pranuar me kënaqësi këtë ftesë, ne e falënderojmë Ambasadorin, z. Rohde për vizitën dhe përkrahjen e bashkëpunimin e vazhdueshëm që ofrojnë për vendin tonë.

Në këtë takim Ministri i MKRS, z. Hajrulla Çeku ishte i shoqëruar nga Këshilltarja Politike, znj. Dorotea Deshishku dhe Asistentja Administrative e Ministrit, znj .Bleona Kelmendi.

Prapa