Zëvendësministrja Osmani viziton klubin Fenerbahçe

10.06.2021

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot vazhduan takimet në Turqi.

Zëvendësministrja znj.Daulina Osmani dhe Këshilltari Politik i Ministrit z. Çeku, z.Onur Canhas po vazhdojnë të qëndrojnë në vizitë zyrtare në Turqi.

Sot ata u takuan me Kryetarin e Klubit Futbollistik, Fenerbahçe. Z.Ali Koç, ku temë kryesore e bisedimit ishin sportistët të cilët përfaqësojnë shtetin në garat ndërkombëtare dhe lojërat Olimpike, mundësinë për bashkëpunim në fushën e futbollit profesional dhe organizimin e lojërave miqësore.

Ndërsa takimin e dytë e kishin me Kryetarin e Komunës Beyoğlu, z. Haydar Ali Yıldız.

Këtu u diskutua për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve, mundësinë e bashkëpunimit në fushën e sporteve tradicionale, aktivitetet rinore dhe shkëmbimin e përvojave.

Kurse takimi i tretë ishte me Nënkryetarin e Arkivave Shtetërore të Republikës së Turqisë, z.Muhammed Ahmet Tokdemir. Aty u fol për formën e mbështetjes dhe ndarjen e përvojave në mes të institucioneve për digjitalizimin e dokumenteve të arkivës.

Prapa