Kosova e Japonia për bashkëpunim në kulturë

10.06.2021

Takim mes Ministrit z. Hajrulla Çeku dhe të ngarkuarit me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë z. Mitsunori Ogasawara.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot patëm kënaqësinë të presim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze, z. Mitsunori Ogasawara.

Mes tyre u diskutua për institucionet e kulturës dhe shkëmbimin e ideve për menaxhim sa më të mirë të tyre, ndërsa të dy palët shprehën interesim që të bashkëpunojnë në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri Çeku, teksa falenderoi z.Mitsunori për vizitën, u shprehu mirënjohje për kontributin ndaj shtetit tonë.

Prapa