Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”

07.06.2021

Sot Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit mes Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt, sipas Presidentes Osmani është i bazuar në modelin amerikan të ndërtimit të bibliotekave presidenciale dhe do ta mbajë emrin e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Ndërsa z. Çeku ndër të tjera tha që kjo Ministri së bashku me institucionet në varësi, si Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Arkiva shtetërore do të jenë në dispozicion dhe do të marrin me shumë seriozitet këtë detyrë, që ndër të tjera është fisnike.

Në këtë takim Ministri z. Çeku u shoqërua nga shefja e kabinetit të MKRS znj. Klodeta Krasniqi.

Prapa