Kosova pjesë e Festivalit të filmit në Kanë me “Luaneshat e Kodrës”

08.06.2021

Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërijnë. Ky është tregimi që sjell “Luaneshat e Kodrës”, film ky që do të marr pjesë në Festivalin e filmit në Kanë.

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit patëm kënaqësinë të presim regjisoren e këtij filmi znj. Luana Bajrami.

Ajo ishte e shoqëruar nga producentja, znj.Valbona Rrahmani, asistenti i produksionit, z. Lavdrim Krenzi, z. Arben Zharku, Drejtor i QKK dhe Lum Çitaku, zyrtar për marrëdhënie me publikun në QKK, ndërsa u pritën nga Ministri z. Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij z.Liburn Jupolli.

Gjatë këtij takimi, Ministri z. Çeku i uroj për suksesin ndërsa u diskutua për rëndësinë që kanë paraqitjet e tilla me vlerë për promovimin e Kosovës dhe gjithashtu punën e mirë që po bëjnë të rinjtë e vendit tonë, duke na bërë krenar në botë.

‘Luaneshat e Kodrës’, do të jetë filmi i parë i gjatë kosovar që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës.

Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe prodhuar nga OrëZanë Films (Kosovë), Vents Contraires (Francë), dhe Acajou Productions (Francë).

Prapa