Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

08.06.2021

Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Gjakova në luftë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic.

Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes Perisic.

Ne e urojmë për këtë fitore dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme.

Prapa