Nisi festivali tradicional “Zgjimi me art”

15.05.2021

Zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari i Ministrit të MKRS-së, Onur Canhas, ishin të pranishëm sot në hapjen e edicionit të 18-të të festivalit “Zgjimi me art” në hamamin e Prizrenit Gazi Mehmet Pasha.

Festivali është një manifestim kulturor i nisur në vitin 2002 me iniciativën e artistëve të komunitetit turk të Kosovës për të promovuar piktorë, muzikantë, shkrimtarë, aktorë e artistë të tjerë vendas dhe të huaj.

Edhe këtë vit “Zgjimi me art” po realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga sot deri më datë 17 maj.

Prapa