Emërohet ekipi punues për mbledhjen e të dhënave në fushën e sportit në MKRS
14.05.2021
Sot më 14 maj 2021, me vendim të Ministrit Hajrulla Çeku, u krijua ekipi punues për mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese në Departamentin e Sportit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ekipi punues, në koordinim me komunitetin sportiv, do të bëjë vlerësimin e efektshmërisë së politikave aktuale dhe rekomandimin e masave për avancimin e fushës së sportit në MKRS nën udhëheqjen e Ministrit Çeku dhe zëvendësministres Daulina Osmani.
Detajet rreth përbërjes dhe punës së këtij ekipi, mund t’i lexoni në vendimin më poshtë: