Ekspozita e punimeve të qeramikës nga Lirije Bulliqi

11.05.2021

Ekspozita personale në Galerinë ‘Qafa’ të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga artistja Lirije Buliqi përfshin një koleksion të punimeve të qeramikës të punuara me teknikën japoneze Raku.

Një ekspozitë shumë e veçantë që paraqet sfondin e artistes me përvojën e saj shumëvjeçare si skulptore që ndërthur teknika të ndryshme.

Çdo vepër është kuruar me kujdes nga Erëmirë Krasniqi e cila ka trajtuar në detaj çdo aspekt të koleksionit për ta pasuruar atë.

Në vizitë sot ishin Ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari i Ministrit, Liburn Jupolli.

Ju ftojmë të vizitoni ekspozitën në galerinë 'Qafa' e cila do të qëndrojë e hapur deri më 11 korrik.

Prapa