Shfaqet premiera teatrale ‘La Rrém’

11.05.2021

Java e dytë e këtij muaji nisi me premierën ‘La Rrém’ nga Arian Krasniqi me regji të Kushtrim Koliqit kushtuar figurës së Muharrem Qena. Në publik ishin edhe familja Qena, Kryeministri Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku dhe këshilltari i Ministrit, Liburn Jupolli.

Si shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor, Muharrem Qena ishte figurë qëndrore e zhvillimit të skenës kulturore në Kosovë përgjatë shekullit njëzet. Shfaqja La Rrém i solli publikut artistin e fortë që me këmbëngulje luftoi për liritë themelore njerëzore në Kosovë.

Trashëgimi e tij do mbeten jo vetëm këngët, shfaqjet dhe filmat, por edhe të gjithë akterët profesionist të kulturës në vend dhe diasporë që sot janë kontribues të shpirtit të lirë artistik Kosovar.

Prapa