Natyra nuk është vend i huaj për t’u vizituar por vet shtëpia jonë!

02.05.2021

Klubet e kajakut "Lumbardhi" nga Prizreni, "Zona" nga Prishtina, SuperXplorers dhe Be in Kosovo sot hapen sezonin e kajakut me aktivitetin ‘Lundro dhe Pastro në Badovc’ ku morën pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe Adelina Grainca, deputete në Kuvendin e Kosovës.

Liqeni i Badovcit, përveç se pasuri e Kosovës, është ndër burimet kryesore për përdorimin e ujit të pijshëm. Organizimet masive për pastrimin e natyrës jane të mrekullueshme por le të kujtohemi që ta mbajmë atë të pastër përherë, kurdo që gjejmë vetën duke shijuar ajrin, ujin dhe bukurinë që ajo neve na ofron.

#Lundro dhe #Pastro

Prapa