Ministri Hajrulla Çeku ka pritur në takim përfaqësues të komunitetit turk në Kosovë

23.04.2021

Të premten, Ministri Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin Onur Canhas, ka pritur në takim Ertan Simitçiun, kryetar i partisë YTHP, i shoqëruar me anëtarët e tjerë të partisë.

Në takim mysafirët e kanë uruar ministrin për postin e ri duke i uruar shumë suksese në punë.

Ministri Çeku i ka uruar përfaqësuesit e komunitetit turk në Kosovë për Ditën e Turqve, duke përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer dhe rëndësinë që ky komunitet ka për diversitetin kulturor në Kosovë.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë dhe komunitetit turk në fusha të ndryshme.

Prapa