Sot shënohet Dita e Tokës

22.04.2021

Dita e Tokës është ngjarje vjetore që shënohet në krejt botën më 22 prill për të dëshmuar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Këtë ditë - por edhe çdo ditë tjetër të vitit - duhet të kujtojmë pasuritë që i ka planeti ynë, rëndësinë dhe përgjegjësitë të cilën e ka secili prej nesh për ta mbrojtur mjedisin, për ta mbrojtur trashëgiminë natyrore, për ta ruajtur diversitetin mjedisor, për t’i kushtuar vëmendje të gjitha atyre segmenteve të cilat neve na japin jetë.

Kjo është dita kur duhet të vetëdijësohemi se duhet ta mbrojmë Tokën – shtëpinë e secilit prej nesh!

Prapa