Ministri Hajrulla Çeku priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando

20.04.2021

Në takimin e mbajtur të hënen, më 19 prill, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku shpalosi programet dhe vizionet e ministrisë, duke u fokusuar edhe te mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Ambasadori në mënyrë të përgjithshme foli për projektet në fushën e kulturës të cilat janë mbështetur nga ambasada, siç është mbështetja e festivaleve të artit, ngjarjet kulturore dhe projekte që ndërlidhen me zhvillim të turizmit kulturor, duke rikujtuar edhe mbështetjen e ofruar përgjatë viteve në projektet e restaurimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Në fund, palët u pajtuan për thellim të bashkëpunimit në fushat që mbulon kjo ministri.

Prapa