Përaqësuese të organizatave ndërkombëtare vizitojnë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku të premten ka pritur në takim përfaqësuesen e UNKT-së / UNDC-së znj. Ulrika Richardson, përfaqësuesen e UNICEF-it znj. Larissa Brunn, si dhe përfaqësuese të UNDP-së znj. Maria Suokko dhe znj. Enisa Serhati.
Në takim ku morën pjesë edhe këshilltarët e ministrit, Qerim Ondozi dhe Dorotea Deshishku, mysafiret e uruan ministrin Çeku për postin, duke i shpalosur me këtë rast edhe punët dhe aktivitetet të cilat këto organizata i zhvillojnë në Kosovë.
“Republika e Kosovës është shtet me kapacitete të mëdha zhvillimore, dhe fushat me potencial mjaft të madh janë gjithsesi rinia dhe sporti – dy segmente që kjo ministri i mbulon” – u tha të pranishmeve ministri Çeku.
Të pranishmet u pajtuan të vazhdojnë takimet e dyanshme për të parë se cilat janë ato fusha specifike ku do të mund të zhvilloheshin projekte dhe aktivitete të ndryshme në të mirë të zhvillimit të Republikës së Kosovës.