MASAT E REJA NDAJ PANDEMISË

06.04.2021

Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e reja në betejën tonë të përbashkët kundër COVID-19. Katër pika të këtij vendimi lidhen me veprimtaritë kulturore, sportive dhe rinore:

34. Institucionet vartëse të MKRS-së dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë nga ora 5:00 deri në orën 21:00 duke shfrytëzuar maksimum 20% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime).

35. Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prani të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

36. Përtej pikës 35. ndalohet aktiviteti në hapësira të mbyllura të fitneseve dhe palestrave.

37. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave për aktivitete individuale rekreative vetëm në hapësira të hapura.

Vendimin e plotë mund te lexoni në: https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2021/04/Vendim-i-Mbledhjes-se-5-te-te-Qeverise-se-Republikes-se-Kosoves.pdf

Ju falënderojmë për kontributin tuaj në këtë betejë. Bashkë do t'ia dalim!

Prapa