Ministrja Dumoshi ndau shpërblimet shtetërore për sportistët

29.12.2020

Ministrja eKulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim ekipin e xhudossë Kosovës në krye me trajnerin Driton Kuka, me ç’rast ka bërë ndarjen eshpërblimeve shtetërore për sportistët që kanë arritur rezultate kulminante nëgarat ndërkombëtare.

 

Trajneri ixhudos, Driton Kuka së bashku me xhudistën Distria Krasniqi, Loriana Kuka,Laura Fazliu janë fituesit e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnërezultate kulminante në garat ndërkombëtare. MinistrjaDumoshi uroj ekipin e xhudos për sukseset e arritura gjatë këtij viti duketheksuar se si ministre është munduar të punojë që të ofrojë kushte sa më tëmira për sportistët që Kosovës po i sjellin suksese në arenën ndërkombëtare.

 

Gjithashtuministrja gjatë takimit theksoi se Qendra Kombëtare e Xhudos pritet tëpërfundohet gjatë vitit të ardhshëm. “Qendra Kombëtare e Xhudos që ka nisur të ndërtohet është një nga të arriturat, që siministre e vlerësoj dhe kjo qendër pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm.Kosova mund të merret shembull në rajon se si bashkëpunohet me federatasportive,”- tha ministrja Dumoshi.

 

Ndërkaq,trajneri Driton Kuka  falënderoj ministrinë për mbështetjen dhe të gjithainstitucionet duke e vlerësuar bashkëpunimin me ta. “Po synojmë qëtë kemi pesë cikle për në olimpiadë dhe të sjellim tituj sa më shumë dhe përkëtë na nevojitet edhe mbështetja”,-tha Kuka. 

Prapa