MKRS mbështet aftësimin e të rinjëve për punë vullnetare

21.12.2020

Ashtu siç edhe ekemi filluar vitin përkundër vështirësive që po i kalojmë nga  pandemia, në kuadër të projekteve dhe aktiviteteve, Zëvendës Ministrja e MKRS-së, znj. Bajrami, sot ishte në Gjilan në mesin e të rinjve vullnetarë, të cilët ishin edhe pjesë e projektit  të përkrahur nga MKRS-ja, “Aftësimi i të rinjve për punë vullnetare”.

 

Sot, mbi 50 të rinj ishin pjesë e këtij projekti fal përkrahjes së Ministrisë por edhe fal vullnetit të tyre për të qenë aktivë, po ashtu të gjithë të rinjtë do të certifikohen në fund të projektit.

 

Në këtë aktivitet bashkëbiseduam për punën vullnetare që e bëjnë këta të rinj por edhe për fuqizimin dhe përkrahja që nuk do të mungon edhe në të ardhmen për ta.

 

Një falënderim, z. Agim Zeka - ekspert për trajnime të vullnetarëve të rinj për ndihmën dhe përkrahjen, po ashtu faleminderit edhe Drejtoreshës Deniza dhe Ardianës për punën tuaj të palodhshme.

 

Aktiviteti i sotëm është mbajtë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

#mevullnetarëterinjë 

Prapa