Ministrja Dumoshi përkrah Rahovecin me projekte kulturore dhe sportive

07.10.2020 Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, VloraDumoshi e shoqëruar nga zëvendësministri Halil Matoshi ka vizituar sot Komunëne Rahovecit. Ajo është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi, me tëcilin kanë biseduar për disa nga projektet kulturore-sportive, projekte këto qëpritet të finalizohen në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi tha se në Rahovec po nisin projektesportive, si stadiumi sportiv në Ratkoc si dhe stadiumi i qytetit, projektekëto që lidhen direkt me nevojat e qytetarëve.

“Ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në të gjitha komunat e Kosovësbashkëpunojmë, nënshkruajmë marrëveshje, memorandume që lidhen direkt kuqytetarët përfitojnë nga projektet. Jemi në procedurë të tenderimit për dyprojekte që janë të rëndësishme për komunën e Rahovecit. Për stadiumin nëRatkoc është paraparë vlera 800 mijë euro. Ndërkaq për stadiumin e futbollit nëqytetin e Rahovecit është paraparë vlera 2 milionë euro. Gjithashtu e kemi edhendërtimin e palestrës sportive në Krushë të Madhe”, tha ndër të tjera ministrjaDumoshi.

Ministrja Dumoshi, zv.ministri Matoshi dhe kryetari Latifi shfrytëzuan rastintë vizitojnë edhe shtëpinë-muze të atdhetarit Ukshin Hoti në Krushë të Madhe.

\"Një vizitë kjo emocionuese, e cila të sjellë ndër mend fatin akoma tëpandriçuar, sakrificën në burgje e aktivitetin e pareshtur të Ukshin Hotit përçështjen e Kosovës.\" - tha ministrja gjatë vizitës në muze.

Ministrja Dumoshi ka shpalosur në Rahovec edhe projektin që ka të bëjë mehistorinë gojore për tragjeditë që ka kaluar Kosova në luftën e fundit. Në këtëprojekt do të përfshihen rrëfimet e dëshmitarëve të masakrës së Krushës sëMadhe. Ajo tha se ky projekt është mbështetur edhe nga Ambasada Amerikane.Projekti i historisë gojore \"Rrëfime gojore të dëshmitarëve të masakrës sëKrushës së Madhe\" do të realizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dheDepartamenti i Antropologjisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit tëPrishtinës.

Ministrja Dumoshi foli për rëndësinë e projektit të historisë gojore dhe tha qëky projekt do t’i kontribuonte ruajtjes së kujtesës kolektive.

“Është një projekt i cili është i një rëndësie shumë të madhe, projekti ihistorisë gojore, me rrëfimet gojore të dëshmitarëve të masakrës së Krushës sëMadhe. MKRS-ja me një kujdes shumë të veçantë do të përkrahë edhe këtë profiltë mbledhjes së historisë gojore se çka ka ndodhur në Kosovë.  Ne do t’ivendosim në pah dhe këto dokumente dhe librat të cilat do të përkthehen edhe nëgjuhë të tjera“, tha ajo.

Kurse, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se është i kënaqur qëministrja Dumoshi po i përkrahë projektet e rëndësishme sportive e kulturorepër qytetarët e kësaj komune.

“Është mirë që në këto prioritetet tona të cilat i ka komuna e Rahovecit popërfshihen jashtëzakonisht mirë dhe kënaqshëm nga Ministria e Kulturës.”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vizituar edhehapësirën ku po planifikohet ndërtimi i stadiumit të qytetit.

 

Prapa