MKRS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës

17.09.2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dheSportit, Vlora Dumoshi nënshkroi memorandum bashkëpunimi me InstitutinAlbanologjik të Prishtinës. Ky memorandum u nënshkrua në kuadër të ditëveevropiane të trashëgimisë.  

 

Pas nënshkrimit të memorandumitministrja Dumoshi tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi ështërealizimi i interesave të dyanshme në fushën e ruajtjes, mbrojtjes dhekomunikimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës. Ministrja gjithashtu theksoiqë trashëgimia kulturore e shpirtërore është pjesë kyçe e programit qeverisës. 

 “Pas nënshkrimin të këtijmemorandumi na mundësohet realizimi i aktiviteteve dhe hulumtimeve shkencore merëndësi për trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pjesë e fushëveprimtarisë dheprogrameve të punës të të dyja institucioneve në fushat specifike studimore sinë etnologji, folkloristikë, etnomuzikologji dhe arkeologji” tha ministrjaDumoshi.  

 Ajo tutje tha se në kuadër tëmuajit të trashëgimisë jemi të përkushtuar maksimalisht që ta ruajmë dhepromovojmë kulturën dhe traditën e vendit tonë.  

Ndërkaq, drejtori i institutitAlbanologjik të Prishtinës Hysen Matoshi, falënderoi ministren Dumoshi përpritjen dhe tha se me pas nënshkrimit të këtij memorandumi do të realizojmëprograme të përbashkëta për ruajtjen, mbrojtjen dhe komunikimin e TrashëgimisëKulturore të Kosovës. 

Prapa