Sporti është ambasadori më i mirë i shtetit tonë, komuniteti kulturor po trajtohet dinjitetshëm

12.07.2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, konsideron se ndërtimi i Stadiumit Kombëtar ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve të tij si ministër. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Gashi ka thënë, besojnë se punimit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar do të fillojnë së shpejti, dhe për më pak se tre vite, sportistët dhe sportdashësit do të shijojnë ndeshjet në Stadiumin Kombëtar ndër më të mirët në rajon. Sipas tij, amendamenti për sportin i cili është bërë para pak ditëve në Parlamentin e Republikës së Kosovës, do të ketë efekt në rritjen e sponsorizimeve nga ana e sektorit privat, ngase, siç thotë ai, sporti është edhe ambasador i shtetit të Kosovës.

Gashi, tutje tha se rritja e pagave për krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore ka qenë njëri prej vendimeve më të drejta të marra nga ana e institucioneve të vendit. Po ashtu ministri Gashi ka folur edhe për ndërtimin e objektit të Sallës së Operës dhe Baletit, i cili ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka të planifikuar që për vitin 2019 të bëjë studimin e fizibilitetit për këtë projekt, nga i cili studim do të dalin të gjitha detajet për ndërtimin e sallës së Operës dhe Baletit.

“Bota sot”: Ditë më parë u prezantua projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. A mund të na thoni se si po ecën drejt finalizimit ky projekt?
Gashi:
Është e vërtet që para disa ditësh në ambientet e Muzeut të Kosovës prezantuam projektin e Stadiumit Kombëtarë. Unë këtë moment e konsideroj si një ditë e veçantë për faktin se ky projekt kapital si më i madhi sa i përket investimeve në historinë e vendit tonë do të na bën krenarë të gjithëve. Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve të mia si ministër dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Stadiumi Kombëtar është projektuar në bazë të kritereve dhe standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Kapaciteti i tij arrin ti ketë mbi 30 mijë ulëse dhe do të jetë i përgatitur edhe për lojëra ndërkombëtare. Gjithashtu stadiumi do të ketë një kompleks madhor i cili përfshinë fusha ndihmëse, konvikt për sportistët, hotel dhe parking të mjaftueshëm. Ne besojmë se punimit për ndërtimin e Stadiumit kombëtar do të fillojnë së shpejti dhe për më pak se tre vite, sportistet dhe sportdashësit tonë do të shijojnë ndeshjet në stadiumin Kombëtarë ndër më të mirët në rajon.

“Bota sot”: Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit?
Gashi:
Amendamenti për sportin i cili është bërë para pak ditëve në Parlamentin e Republikës së Kosovës unë mendoj se do të ketë efekt në rritjen e sponsorizimeve nga ana e sektorit privat. Po ashtu kjo do të ndikoje në rritjen e aktiviteteve sportive, masivizimin e sportit dhe sport me cilësorë. Është shume e nevojshme e po ashtu edhe synim i MKRS që të masivizohet sporti për faktin se kjo ndikon në shëndet më të mirë për qytetarët tanë në përgjithësi e me theks të veçantë tek të rinjtë tanë. Sporti është edhe ambasador i shtetit tonë dhe me sport cilësorë ne kemi arritur që të anëtarësohemi në shumë organizata të njohura të sportit e që kjo ka ndikuar direkt edhe në zhvillimet e politikës së jashtme të shtetit tone.

“Bota sot”: Në sa projekte kapitale ka investuar MKRS-së, në kuadër të avancimit dhe ngritjes së infrastrukturës sportive në Kosovë?
Gashi:
Projektet tona në përmasimin e infrastrukturës sportive gjatë këtij mandati kanë marrë një dinamikë të shtuar. Ne jemi duke u përkujdesur që nëpër të gjitha komunat e vendit tonë të avancojmë përmasimin e infrastrukturës sportive. Tanimë kemi mbyllur shumë projekte infrastrukture, kemi përfunduar stadiumin e qytetit të Prishtinës “ Fadil Vokrri” është në proces të rinomi i stadiumit të Mitrovicës, Prizrenit si dhe të shumë qyteteve anë e mbanë Kosovës. Po ashtu kemi përuruar disa palestra sportive, fusha ndihme dhe shumë terrene sportive, të cilat ju krijojnë kushte më të favorshme sportisteve tanë.

“Bota sot”: Keni thënë se i siguroni , krijuesit, performuesit si dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore do të marrin kompensimin për punën e tyre meritore posa të përfundojmë me procedurat. A janë në përfundim këto procedura?
Gashi:
Konsideroj se rritja e pagave për krijuesit, përformuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore ka qenë njëri prej vendimeve më të drejta të marra na ana i institucioneve të vendit tonë. Unë si ministër me të parë gjendjen jo të dinjitetshme në të cilën kanë qene krijuesit dhe përformuesit në vendin tonë, i kam vënë vetës prioritet që kjo situatë të ndryshoj. Andaj si rezultat i një pune, angazhimi dhe përkushtimi maksimal kemi arritur që për herë të parë pas lufte krijuesit, përformuesi dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore të kenë pagat për 50% më të larta. Dhe pa dyshim mund të them se këto paga të cilat i gëzojnë kjo kategori shoqërore janë më të lartë se të gjitha komunitetit artistikë në rajon. Andaj unë jam tepër i lumtur që komuniteti kulturorë në vendin tonë trajtohet dinjitetshëm për punën që ata e bëjnë.

“Bota sot”: Ndërtimi i objektit të Sallës së Operës dhe Baletit, ka qenë prioritet i shumicës së ministrave, a është një ndër prioritet e juaja, dhe a pritet të merren hapa konkret?
Gashi:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka të planifikuar qe për vitin 2019 të bëjë studimin e fizibilitetit për ketë projekt, nga i cili studim do të dalin të gjitha detajet për ndërtimin e sallës së Operës dhe Baletit, si ato financiare ashtu edhe ato infrastrukturore. Unë jam tepër i përkushtuar që të marrim hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi e cila është kërkesë e kamotshme e komunitetit artistik dhe kulturor në Republikën e Kosovës. Gjithashtu më duhet që të ju bëjë të ditur së MKRS së shpejti do ta formoj një komision të veçantë për këtë projekt kapital dhe tejet të rëndësishëm. Komisioni në fjalë do t ketë për detyrë që të punoj në përgatitjen e kritereve për shpalljen konkursit për studimin e fizibilitetit si dhe për hartimin e projektit ideor, duke respektuar në përpikëri të gjitha procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi. Duhet rikujtuar se MKRS për këtë projekt të rëndësisë së veçantë e ka paraparë edhe në zërat buxhetor për vitin 2019, me ç`rast është planifikuar buxheti i duhur për hartimin e projektit ideor. Ndërkaq sa i përket hapësirave për ndërtimin e objektit MKRS ka paraparë që vazhdoj proceduarat për hartimin e projektit në të njëjtin lokacion ku ka qenë i paraparë kohë më parë, atij afër Fakultetit Teknik, por nuk duhet përjashtuar edhe ndonjë lokacion tjetër nëse arrihet që të gjendet konsensusi me të gjithë akterët relevant që do të përfshihen në këtë projekt.

“Bota sot”: Ju keni premtuar se trashëgimia Kulturore do jete pjesë e prioriteteve tuaja, çfarëështë bërë në këtë drejtim?
Gashi:
Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që dalin si rezultat i legjislacionit në fuqi, rrjedhimisht ligjit për trashëgimi kulturore, si dhe në kuadër të përmbushjes së prioriteteve që kam ven para vetës, ku ruajta dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore përbëjnë një dimension të veçantë, kam ndërmarr të gjitha veprimet e duhura që të bëhet themelimi i inspektoratit të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Këtë akt e konsideroj si një përmbyllje të suksesshme të një politike progresive të trashëgimisë pas një periudhe të gjatë të procedurave dhe pengesave të ndryshme administrative.

Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore do të bëj mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për trashëgimisë kulturore si dhe harmonizimin tij me legjislacionin tjetër pozitiv në Republikën e Kosovës. Inspektorati i trashëgimisë kulturore do të jetë një adresë edhe për ekspertët e trashëgimisë dhe krerët e institucioneve qendrore të trashëgimisë kulturore për të realizuar kontrollin dhe paraqitur parregullsitë evidente si dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme që e dëmtojnë trashëgimisë kulturore.

“Bota sot”: Sa keni bashkëpunim me Shqipërinë në aspektin kulturor, kinematografik dhe sportiv?
Gashi:
Bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë është në nivel të kënaqshëm. Ne edhe këtë vit kemi nënshkruar kalendarin e përbashkët kulturore në mes dy vendeve tona me qëllim të konkretizimit të aktiviteteve nga të dyja anët e kufirit. Sipas të dhënave nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij kalanderi kulturor, punët po ecin në drejtimin e duhur. Ambiciet tona shkojnë edhe më tej përveç kësaj, unë si Ministër i Kulturës në takimet që kam pasur me homologet e mi ministra, kam hedhur idenë për një kalendar të përbashkët mes tri shteteve, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Unë dëshiroj që të kemi një kalendar trepalësh në mënyrë që aktivitetet tona të shtrihen edhe në Maqedoni, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Po ashtu me ministren e kulturës së Shqipërisë në takimet zyrtare të kam pasur kemi diskutuar edhe për mundësinë e krijimit të një fondi të përbashkët kulturor, i cili konsideroj se është i domosdoshëm për mbështetjen e jetës kulturore.

“Bota sot”: Keni nënshkruar Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Rinisë 2019-2023. Cili është qëllimi dhe ideja?
Gashi:
Është e vërtet që gjatë muajit të kaluar kam nënshkruar Strategjinë për Rini 2019-2023 si njëri ndër dokumentet më të rëndësishme e cila rregullon fushën e rinisë në vendin tonë. Strategjia për Rininë 2019 - 2023 ka për qellim që të rinjtë në Republikën e Kosovës të jenë qytetarë aktivë, të përgjegjshëm, të shëndetshëm, të sigurt, të arsimuar dhe të edukuar, të cilët jetojnë jetë të dinjitetshme dhe cilësore, të përgatitur dhe aktivë të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë llogaridhënëse dhe të përgjegjshme. Objektivat strategjike përfshijnë si në vijim: Mobilizimi i rinisë për pjesëmarrje, përfaqësim dhe qytetari aktive , Ofrimi i shkathtësive dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës, Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për të rinjtë në vendin tonë. Strategjia për Rini 2019-2023 ka edhe planin e vet të veprimit i cili përbëhet nga objektivat strategjike, masat dhe aktivitetet, përgjegjësit dhe kostoja financiare për zbatim. Plani i veprimit të strategjisë rishikohet në baza vjeçare në kuadër të planifikimit të monitorimit që përcaktohet në strategji.
Në këtë Strategji është parapare edhe fondi i punësimit përmes të cilit synohet mbështetja direkte e personave fizik dhe juridik te cilët kane për synim punësimin e të rinjve të vendit tone. Ky dokument e ka edhe vlerësimin e ndikimit buxhetor dhe të gjitha planifikimet buxhetore janë te parapara sipas këtij dokumenti. Aktivitete te cilat do te realizohen gjate viteve ne vazhdim do te mbështeten ne këtë dokument.

“Bota sot”: Gjatë vizitës në Çikago të ShBA-së ka marrë mbështetje të zyrtarëve më të lartë të organizatës rinore YMCA-së në ShBA për organizimin e Kampeve Rinore sipas modelit dhe programit të tyre, a kanë filluar këto aktivitete?
Gashi:
Me qëllim të fuqizimin e rolit të rinisë në Republikën e Kosovës MKRS ka bërë avancimin e kornizës ligjore për rinin e vendit tonë dhe në lidhe më këtë po bëhen hapa konkret edhe në krijimin e kushteve të përshtatshme edhe për krijimin e ambienteve ku të rinjtë e Kosovës të mund që ti zhvillojnë shtetësitë e tyre. Kjo gjë po bëhet e mundur fal ndërtimit të Kampit rinorë në Pjetërshtan të Gjakovës, për të cilin projekt MKRS ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për ngritjen e këtij kampi. Ne si Qeveri e vendit e kemi prioritet rininë, marr për bazë faktin që përqindja më e madhe e popullatës në Kosovë është nën moshën 30 vjeçare. Ne po zhvillojmë programe inovatore që konsiderojmë se mund të nxisin zhvillimin e ideve kreative përmes fondit rinor. Brenda pak ditëve do të bëhet edhe vënia e gurthemelit për ndërtimin Kampi rinore në fshatin Pjetërshtan të Gjakovës ku me këtë projekt po dëshmojmë se Kosova është shembulli më i mirë i përkushtimit për mbështetjen e të rinjve në vendin tonë.

“Bota sot”: Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, në çfarë periudhe do të përfundojë?
Gashi:
Është e vërtet se para pak ditësh kemi bërë vendosjen e gurthemelit te \"Muzeut te Historisë së Natyrës\" në parkun \"Te Pishat\" në Sllatinë. Ky muze do të shërbej për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve të natyrës së Kosovës si dhe do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës promovuese dhe edukative të ndërlidhur me Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë ky projekt e për mision edukimin dhe ndihmon zhvillimin shkencor edhe për popullatën vendase. Ky institucion i ri do të ketë karakter vetëdijësues dhe edukativ për natyrën dhe do të jetë përgjegjës edhe për zhvillimin e hulumtimeve dhe për interpretimin e rezultateve, për përkrahjen proceseve të shkencës dhe konservimit biologjik. Po ashtu, Muzeu do të jetë qendër hulumtimi, studimi e trajnimi për muzeologji dhe fusha tjera relevante në raport me historinë e natyrës dhe qendër e kultivimit të trashëgimisë etno botanike. Projekti është pjesë e politikat programore të MKRS të Departamentit për Trashëgimi Kulturore e Kornizës Afatmesme te Shpenzimeve dhe Deklaratave te Politikave Prioritare Afatmesme.

“Bota sot”: Ju së fundmi keni miratuar Strategjinë Kombëtare për favorizimin e sistemit të së drejtës së autorit 2019-2023, çfarë rezultate prisni?
Gashi:
Është e vërtet që para pak ditësh kam nënshkruar dokumentin e Strategjisë Kombëtare për favorizimin e sistemit të së drejtës së autorit. Strategjia Kombëtare ofron një plan qartë e të detajuar përmes të cilit të gjitha palët e interesit mund të punojnë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta si dhe të inkurajojnë kreativitetin, për një kulturë më të pasur dhe ekonomi më të zhvilluar. Për të arritur përmbushjen e objektivave të Strategjisë, është paraparë që në pesë vitet e ardhshme të ndërmerren veprime të vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me avancimin e kornizës legjislative, nxjerrjen e ligjeve dhe akteve nënligjore me qëllim të adresimit të çështjeve si dhe harmonizimin e plotë me legjislacionin e BE-së, forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse dhe një sërë aktivitetesh tjera. Misioni i Strategjisë është zhvillimi i një sistemi Kombëtar për të Drejtën e Autorit që inkurajon krijimtarinë intelektuale duke rezultuar në zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës.

Prapa