Zevendesministrja Bunjaku mori pjese ne panel per prezantimin e raportit “Roli dhe Rëndësia e të Rinjve në Parandalimin e Dhunes"

14.06.2019

Sot zv. Ministria Leonora Morina Bujaku në emer të Ministrit z.Kujtim Gashi mori pjesë në panelin i cili u organizua me qëllim të prezantimit të raportit “Roli dhe Rëndësia e të Rinjve në Parandalimin e Dhunës”

Fillimisht duhet të theksohet që shoqëria Kosovare ka kaluar përmes tranzicioneve politike, ekonomike, sociale dhe psikologjike, pasojat e të cilave kanë lënë gjurmë veçanërisht tek të rinjtë.

Roli dhe rëndësia e të rinjëve në parandalimin e dhunës në vendin tone është jashtëzakonisht e madhe ngase sipas statistikave të fundit del se të rinjt janë më të ekspozuar ndaj dhunës dhe po këta të rinjë mund të bëjnë shumë në parandalimin e saj.

Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit me theks të veçant Departamenti i Rinisë në vazhdimësi është duke mbështetur organizata dhe projekte konkrete të të rinjve të cilët do ti ndikojnë drejtpërdrejt në parandalimin e dukurive negative me theks të veçantë në parandalimin e dhunës.

Ne si Institucion kemi fonde të veçanta për këtë temë dhe përmesë mbështetjeve që ne iu bëjm të rinjve tanë po mundohemi që të ndikojmë në uljen e numrit të rasteve të dhunës. Përveç kësaj ne kemi bërë edhe fushata vetëdijësuese përmesë mediave dhe mënyrave tjera në parandalimin e këtyre dukurive.

MKRS në domenin e saj ka organizimin e debateve, konferencave dhe formave jera teorganizimit të cilat do të ndikonin në përmisimin e dukurive negative dhe një gjë të till po  bëjmë çdo vit.

Të rinjët janë ata që çdo ditë janë nëpër institucionet shkollore dhe ballafaqohen me të rinjtë e të gjitha komuniteteve në vend dhe roli i tyre në këtë shoqëri është shumë i madh.

Kontributi i organizatave vendore dhe ndërkombëtare me të cilat MKRS ka pasur bashkëpunim të vazhdushme, ka konsistuar në fushatat e sesibilizimit public dhe kërkimeve në fushën e problemeve të dhunës në vendin tone.

Ne do të vazhdojmë që të jemi sa më afër të rinjve tonë që ata të punojnë shumë në përmisimin e imazhit të vendit tonë në parandalimin e dhunës në vend.

Gjithashtu gjatë javës së ardhshme Ministri Kujtim Gashi do të nënshkruaj strategjin për rinin 2019/2023 strategji e cila është e hartuar në harmoni me të gjithë institucionet përgjegjëse.

Në fund të muajit Qeshor, Korrik dhe Shtator do të organizohen kampe verore ekskluzivisht për shkëmbimin, integrimin, kreativitetin e të rinjëve brenda dhe jashtë vendit. 

Prapa