Zëvendësministrja Bakija-Deva prezantoi punën e MKRS-së në panelin që u fol për kulturë

27.08.2018

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Kosovo 2.0, ku u diskutua për kulturën dhe organizimin e kësaj fushe në Republikën e Kosovës.

Zëvendësministrja ishte pjesë e panelit diskutues me temën: “Kultura: e Pavarur apo Pa pare?” ku bashkë me aktivistë të shoqërisë civile, artistë e krijues u bisedua për tema dhe problem që hasen në jetën kulturore në Kosovë dhe që konsiderohen të rëndësishme e që nuk diskutohen aq shpesh.

Bakija-Deva në diskutimin e saj foli për arritjet e MKRS-së duke përkrahur sektorin kulturor dhe atë kreativ duke potencuar marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës me Bashkimin e Evropian për Evropën Kreative si dhe për funksionalizimin e Deskut Evropa Kreative – Kosovës, në kuadër të MKRS-së.

Po ashtu, zëvendësministrja ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Kosvoës në edicionin e 16-të Bienales së Arkitekturës në Venedik 2018 me temën “Hapësirat e lira”, pastaj pjesëmarrjen e Kosovës në pavijonin e përbashkët me Shqipërinë në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Mbështetja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “DOKUFEST”, prezenca e Qendrës Kinematografike të Kosovës në tregun e filmit-European Film Market, pjesëmarrja e QKK-së në Palm Springs International Short Film Festival, me filmin “Gardhi” të Lendita Zeqiraj, i cili edhe ka triumfuar në këtë festival si filmi më i mirë i shkurtë dhe që ka fituar të drejtën e garës për OSCARS, janë sukseset tjera që ka numëruar zëvendësministrja, duke theksuar edhe përkrahjen e projekteve kulturore përmes thirrjeve të përvitshme që bën MKRS-ja në kuadër të ftesës publike për mbështetjen e projekteve/programeve për promovimin e kulturës në fushën e kinematografisë, teatrit, muzikës, arteve vizuale, industrisë kreative, diversitetit kulturor dialogut, diplomacisë kulturore, aktiviteteve letrare, bibliotekarisë, etj.

Në këtë takim të hapur u shkëmbyen arritjet, problemet, mendimet e idetë për të ardhmen.

Prapa