Marrëveshja për Evropën Kreative i fuqizon fushat e kulturës dhe krijimtarisë në Kosovë

05.06.2018

Sot në zyrat e Komisionit Evropian, Ministri Kujtim Gashi, ka takuar Komisionerin Evropian, Tibor Navracsis, me ç'rast kanë nëshkruar marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosoves në programin Evropa Kreative për mbështetjen e sektorëve të kulturës dhe dhe atë kreativ.

Ministri Gashi konsideron se pjesëmarrja e vendit në programin e Evropës Kreative është me rëndësi dhe duke pasur parasysh fushëveprimin e MKRS-së. "Mbështetja për sektorin kulturor dhe audiovizual nga programi është në përputhje me politikat prioritare të MKRS-së për nismat mbështetëse në sektorin e kulturës, sikurse platformat kulturore, ngritja e rrjeteve kulturore, përkthimi i literaturës, si dhe promovimi, zhvillimi, shpërndarja dhe qasja në veprat audio-vizuale", tha ministri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme kur kemi parasysh promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; Platformat evropiane etj .

Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t'u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t'i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion të miliona qytetarëve.

Duke u mbështetur në faktin se programi i Evropës Krijuese kontribuon, ndër të tjera, për ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin, krijimin e mundësive të reja ndërkombëtare, tregjeve dhe audiencës - MKRS konsideron se pjesëmarrja në këtë program është shumë e rëndësishme, shtoi ministri Gashi.

Pjesëmarrja në programin e Evropës krijuese do të kontribuojë njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar aksesin në veprat kulturore dhe krijuese evropiane dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës. Do të ketë gjithashtu një ndikim të veçantë në bashkëpunimin që ka për qëllim rritjen e inovacionit, mobilitetin ndër-vendor dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Krahas aspektit normativ neve si ministri tanimë kemi themeluar Deskun Evropa Kreative Kosovë-Zyra Kulturë e që si mandat ka ofrimin e informatave dhe promovimin e programit, asisitimin e sektorëve kultlturorë dhe kreativ në relacion me programin dhe mundësitë e ofruara, orgaizimin e eventeve dhe sesioneve dhe cështje tjera që ndërlidhen me Nën Progarmin Kulturë në kuadër të Progarmit Evropa Kreative.                                                  

Që nga fillimi i punës së Desk-ut, janë mbajtur seanca informative në bashkëpunim me Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së për të paraqitur informacion të përgjithshëm mbi programin e Evropës Kreative, me qëllim informimin e institucioneve kulturore, organizatave të shoqërisë civile dhe audiencës së interesuar në Kosovë mbi proceset e përgjithshme të aplikimit.

Tibor Navrcsis, Komisioneri për arsim, shkencë, kulturë dhe rini, foli për rendesinë e programeve dhe prespektivës që i jepet vendeve jo anëtare për pjesëmarrje në kuadër të programeve në fjalë. Gjithashtu, ndër të tjera ai theksoi se janë siguruar korniza për periudhën e ardhshme buxhetore për programin Evropa Kreative në kuader të së cilës do të përfitojë edhe Kosova.

Prapa