FONDACIONI IBRAHIM KODRA MERR PËRKRAHJE FINANCIARE NË VLERË PREJ 10 MIJË EURO NGA MKRS-JA

13.04.2018

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”.
 
Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për “Ibrahim Kodra Swiss Foundation”  ndan mjetet financiare në vlerë prej 10 mijë euro.
 
Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët  do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.
 

Prapa