MKRS PËRKRAH FINANCIARISHT ALEANCËN FRANCEZE PËR PROMOVIMIN E FRANKOFONISË NË KOSOVË

13.04.2018

Sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Alenacën Franceze të Prishtinës.
 
Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë” dhe bashkëpunimi në fushën e aktiviteteve për promovimin e Frankofonisë në Kosovë.
 
Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Aleancën Franceze në Kosovë ndan mjetet financiare në vlerë prej 4,500 €.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa përfaqësuesja e Aleancës Franceze të PrishtinësDafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.
 

Prapa