Komuna e Mitrovicës merr përkrahjen e MKRS-së

05.04.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Ministri Gashi shprehi ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar këtë komunë në realizim të projekteve.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e informoi ministrin për punët që janë realizuar në Komunën e Mitrovicës gjatë vitit të kaluar dhe për planet dhe projektet që kanë për këtë vit në fushën e trashëgimisë kulturore, kulturës dhe sportit.

Ai e falënderoi ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me synimin që të avancohen fushat e kulturës e sportit në këtë komunë.

Prapa