Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, shkelje e të drejtës së shenjtë të pronës, nga ana e Serbisë

22.02.2018

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija – Deva mori pjesë në hapjen e Konferencës dy ditore për shënimin e 140 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/78 e cila do të organizohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku u shfaq edhe një ekspozitë me titull “Dëbimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/78”, përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

Zëvendësministrja Bakija-Deva e vlerësoi këtë organizim sepse sjell në kujtesë dëshmi të cilat shqiptarët i kanë përjetuar sikurse është dëbimi masiv dhe ngjarje si kjo e sotmja duhet shërbyer si thirrje për vetëdijesim, për të mos lejuar vazhdimin e realizimit të doktrinave shpopulluese edhe në treva tjera ku banojnë shqiptarë në territorin e Serbisë.

“Sot po përkujtojmë historinë e dhimbshme të 140-vjetorit të dëbimit masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, me ç’rast Serbia, përmes dhunës dhe terrorit të organizuar nga aparati shtetëror, ushtroi gjenocid, spastrim etnik te qindra vendbanimeve shqiptare dhe dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve nga tokat e veta.
Shqiptaret e Sanxhakut, përveç terrorit që përjetuan me vrasje e therje, vdekje te grave, pleqve dhe fëmijëve nga acari e uria, djegie te shtëpive, ata përjetuan edhe një humbje të madhe, humbjen e një të drejte të shenjtë, të drejtën e pronës”, tha zëvendësministrja.

Zëvendësministrja vuri në vëmendje edhe përpjekjet e Serbisë edhe në luftën e fundit të Kosovë dhe tendencat e saj për dëbimin e shqiptarëve nga vendi ynë, por për fatin tonë të mirë aleatët dhe miqtë e Kosovës nuk e lejuan që kjo gjë të ndodhë.

Prapa