MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT SHËNOI DITËN NDËRKOMBËTARE TË VULLNETARIZMIT

05.12.2017

Sot, Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit organizoi ngjarjen e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Në këtë ngjarje mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, dhe Udhëheqësi i Zyrës së UNICEF në Kosovë,  Dr. Brandao Co.

Ministri Gashi falënderoi secilin vullnetar për përpjekjet e mëdha dhe vetëmohuese për ndërtimin e shoqërisë  gjithëpërfshirëse.

Ai tha se bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona institucionale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndërmarrë masat e nevojshme për të krijuar hapësirën dhe kushtet për zhvillimin e vullnetarizmit nga të rinjtë, ku në përputhje me Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, kemi aprovuar një udhëzim administrativ që e rregullon punën vullnetare për të Rinjtë.

Ministri po ashtu shprehu mirënjohje për OSBE, UNICEF, UNDP për përkrahjen e tyre, sidomos në ndihmën e tyre për realizimin e platformës elektronike si një e arritur e rëndësishme e Departamentit të Rinisë.

Ministri Gashi veç tjerash tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin nga udhëzimi administrativ që përfshinë themelimin e Komisionit për Punë Vullnetare si dhe emërimin e një zyrtari i cili do të jetë përgjegjës të procedojë dhe verifikoj të dhënat e ofruesve të punës vullnetare dhe të rinjve vullnetar në sistemin elektronik.

Ndërkaq, ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, u shpreh i kënaqur me punën e vullnetarëve të rinj në Kosovë. Ai duke falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dhe punën e tyre, tha se mbështetja në rritjen e numrit të vullnetarëve nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Prapa