Lajmet
MKRS do të bashkëpunojë me UNDP në rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore
30.09.2021Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan sot një marrëveshje për bashkë-financim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të implementojë rinovimin dhe rehabilitimin e plotë të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në komunën e Deçanitmë shumë
Kanë filluar ndërhyrjet emergjente në monumentet e trashëgimisë kulturore
30.09.2021Në kuadër të planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rrezik, ekipet kanë filluar punën e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në disa asete të TK. Gjithashtu janë publikuar shpalljet për angazhim të stafit për restaurim dhe konservim në shumë lokalitete arkeologjike dhe arkitekturore nën përkrahjen dhe monitorimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportitmë shumë
Ndahen shpërblimet shtetërore për xhudistet
29.09.2021Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u ndanë shpërblimet shtetërore për xhudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kukamë shumë
Kosova nga sot ka Qendrën Nacionale të Xhudos
28.09.2021Në përurimin e objektit në Pejë, morën pjesë personalitetet më të larta të Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri, z. Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, z. Marius Vizer, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës së Xhudos, z. Agron Kuka, dhe shumë personalitete tjera kombëtare e ndërkombëtaremë shumë
15 vite pa Muharrem Qenën, artistin që ia kushtoi një jetë artit
25.09.2021Këngët e tij lanë gjurmë në muzikën shqipe. Prandaj me një të tillë po e kujtojmë sot.U bënë 15 vite pa një prej artistëve më të mëdhenjë shqiptarmë shumë