Lajmet

Ministri Gashi: Viti 2019 do të jetë vit i stabilitetit dhe funksionalitetit të teatrove të qyteteve

31.01.2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar sot grupin punues për hartimin e Ligjit për teatrot, me të cilët ka diskutuar për rrjedhën e procesit, përmbajtjen që do të ketë ligji dhe si do të ndikojë ai në përmirësimin e funksionimit të teatrove nëpër qytetet e Kosovës dhe në avancimin e jetës kulturore në përgjithësi.më shumë

Ministri Gashi: Prizreni, tashmë jo vetëm qytet i kulturës por edhe qytet administrativ i kulturës

25.01.2019

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tanimë do të jetë e pranishme zyrtarisht në qytetin jugor të Kosovës, në Prizren. Në një ceremoni të organizuar nga MKRS-ja është bërë hapja e zyrave të ministrisë në qendrën historike të qytetit, në ish-objektin e Rektoratit të Universitetit të Prizrenit.më shumë

Shfaqet premiera e filmit dokumentar “Koha e pelikulës”

24.01.2019

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, u shfaq premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël.më shumë

“Flaka e Janarit”, aktivitet me të cilin identifikohet Gjilani

24.01.2019

Mbrëmë është mbajtur manifestimi i 28-të kulturor i Flakës së Janarit në Gjilan, i cili është edhe një ndër aktivitetet me të cilin identifikohet Gjilani. Në kuadër të aktiviteteve, ka nisur Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, i cili ka një karakter garuesmë shumë

Miratohet koncept dokumenti për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë

22.01.2019

Pas propozimit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar Koncept Dokumenti për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinise, me qëllim të krijimit dhe zhvillimit të politikave dhe mekanizmave të përshtatshme për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë sikurse dhe avancimi i infrastrukturës ligjore me qëllim të krijimit të kushteve adekuate teknike dhe profesionale.më shumë

previous

1-5 Nga 10

next