Promovimi rinor dhe fuqizimi i OJQ-ve
Të rinjtë kosovarë janë mjaftë të përfshirë në aktivitetet politike dhe kulturore. Çdo i pesti i ri është anëtar i ndonjë partie politike, dhe pothuajse po aq janë anëtarë të ndonjë OJQ-je. Çdo i pesti i ri kosovar është anëtarë edhe i ndonjë klubi kulturor apo sportiv
Në Kosovë funksionojnë rreth 100 - 150 organizata rinore joqeveritare. Gjatë periudhës së pas luftës në Kosovë sektori rinor ka përjetuar një zhvillim të madh, duke u organizuar në OJQ rinore, Qendra Rinore, Këshille Shkollore Rinore, Asociacione të Vëzhguesve, etj. Mirëpo situata e tyre është rënduar nga tërheqja e shpejtë e shumë OJQ-ve përkrahëse ndërkombëtare dhe nga mungesa e donatorëve vendor, e cila është duke rezultuar në shuarjen e tyre.
Këto organizata zakonisht bëjnë punë vullnetare dhe punojnë me fonde të vogla, sidoqoftë, atyre u nevojitet mbështetje dhe nga një herë programe të gatshme në mënyrë që të organizojnë aktivitete zbavitëse, koncerte, sporte (lojëra jogaruese) dhe të promovojnë ide dhe aktivitetet rinore.
Qëllimi:
Promovimi i iniciativave Rinore dhe përkrahja (fuqizimi) i OJQ-ve rinore
Objektivat:
- Përkrahja e projekteve promovuese, të cilat do ti ndihmojnë të rinjve për të shpreh talentin dhe krijimtarinë e tyre.
- Fuqizimi i OJQ-ve rinore, përmes përkrahjes së projekteve të cilat ngritin kapacitetin, kooperimin dhe qëndrueshmërinë afatgjate të tyre.
- Dizajnimi i programeve në nivel kombëtar, të cilat implementohen me një bashkëpunim të ngushtë në mes të akterëve rinorë e që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së sektorit rinor.
- Krijimin e një sistemi në mes të akterëve rinorë i cili do të na ndihmonte në implementimin e politikës dhe menaxhimin e projekteve të mëdha si p.sh të Muajit të Rinisë, 12 gushtit Ditës së Rinisë dhe 9 majit Ditës së Evropës etj, të cilat do të ishin pak të kushtueshme dhe me një efekt të gjerë në fusha të ndryshme.
Strategjia:
- Të identifikojë organizatat të cilat i ka si grup fokusi kjo politikë dhe të krijoj një bazë substanciale të të dhënave për ta.
- Të ngrit kooperimin dhe të mundohet të gjejë fonde tek donatorët vendor dhe ndërkombëtar.
- Të informoj organizatat rinore për mundësin e marrjes së grandeve për projekte rinore dhe ti ndihmoj atyre në dizajnimin e projekteve përmes konsultimeve.
-
Të ndihmoj organizatat rinore që të ngritin nivelin e kooperimit në mes tyre, përmes ofrimit të trajnimeve, dhe përmes inicimit të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën që veprojnë.
Aktivitetet Tradicionale të Divizionit:
- Shërbimet rinore mobile.
- Muaji i rinisë
- 12 Gushti, dita ndërkombëtare e rinisë
-
9 Maji, dita e Evropës
Metoda e Implementimit:
- Të përkrah financiarisht organizatat rinore për projektet që promovojnë iniciativa rinore dhe fuqizojnë organizatat.
- Të mbaj takime të rregullta me përfaqësuesit e organizatave udhëheqëse dhe të koordinoj aktivitete me to.
- Të organizoj trajnime dhe punëtori në varësi prej nevojave të tyre për të fuqizuar organizatat rinore.
- Të ngrit kooperimin me donatorët vendor dhe ndërkombëtar, për të siguruar përkrahjen për projektet e organizatave rinore.
-
Të informojë organizatat rinore për mundësin e participimit në programet e ndryshme rinore jashtë Kosovës.
Matësit:
1.Numri i projekteve të përkrahura nga ky sektor i Departamentit të Rinisë dhe nga donatorët e mundshëm.
2.Numri i takimeve me organizatat rinore dhe me donatorët e ndryshëm.
3.Numri i trajnimeve dhe punëtorive të organizuara
4.Numri i të rinjve që marrin pjesë në trajnime apo punëtori brenda dhe jashtë Kosovës të informuara nga ky sektor.
Partnerët dhe Bashkëpunëtorët:
DKRS (Drejtorit Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport), GTZ (Deutche Geselleshaft Thechnische Zusammebarbeit), UNICEF (United Nations Childrens Found), AQR (Asociacioni i Qendrave Rinore), AVK (Asociacini i Vëzhguesve të Kosovës), QNVK (Qendra Nacionale e Vëzhguesve të Kosovës)