Profili

Politikat programore të Departamentit të Kulturës për vitin 2016


Departamenti i Kulturës harton dhe zbaton politika zhvillimore në fushën e arteve skenike-muzikor, arteve vizuale / pamore, botimeve dhe bibliotekarin sipas standardeve evropiane, duke konsideruar kulturën si një mekanizëm me ndikim të fuqishëm për zhvillimin demokratik të vendit, si dhe për ri-afirmimin e identitetit kulturor të Kosovës në rajon si pjesë përbërëse e identitetit kulturor evropian.


Departamenti i Kulturës mbështet, orienton, koordinon dhe ndjek ecurinë e zbatimit të projekteve kulturore dhe artistike të ideuar nga divizionet dhe sektorët profesionale të saja, në të mirë të intensifikimit, promovimit dhe njohjes së vlerave më përfaqësues të artit dhe kulturës së shkruar të Kosovës, me vendet dhe kulturat e përparuara evropiane dhe botërore.

Departamenti i Kulturës nëpërmjet divizioneve dhe sektorëve të saja monitoron drejtpërdrejt veprimtarinë kulturore dhe artistike të institucioneve në varësi të MKRS-ës, si produkt i politikave të saja kulturore zhvillimore dhe integruese.

Departamenti i Kulturës në bashkëpunim me strukturat homologe të vendeve të tjera, ndikon drejtpërdrejt në ndërtimin dhe realizimin e programeve të përbashkëta në fushën e arteve skenike-muzikore dhe pamore, botimeve, bibliotekarin, me qëllim të koordinimit të mëtejmë të politikave për integrimin e kulturës së Kosovës në hapësirat ndërkombëtare.

Departamenti i Kulturës në bashkëpunim me divizionet e saja si dhe me Departamentin Ligjor të MKRS në vazhdimësi përgatit akte nënligjore në zbatim të ligjeve në fuqi, dhe përcjellë reformat ligjore kohore.

Departamenti i Kulturës nxitë dhe motivon krijimtarinë artistike të brezit të ri për përfshirjen e tyre në jetën artistike kulturore të Kosovës dhe më gjerë.

Drejtori i DK-ës koordinon angazhimet e divizioneve me institucionet e kulturës, dhe me sektorët tjera në Ministrinë e Kulturës dhe jashtë saj.

Drejtori i Departamentit të Kulturës për punën e vet të menaxhimit raporton te Sekretari i Përhershëm i MKRS-ës.


Divizioni i Arteve Skenike-Muzikore dhe Pamore

Departamenti i Kulturës, ofron përkrahje në pasurimin e vlerave në të gjitha sferat e kulturës dhe artit, duke stimuluar institucionet dhe qytetarët në kultivimin e vlerave kulturore dhe zhvillimin e proceseve integruese sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi.

Departamenti i Kulturës në bashkëpunim të ngushtë me Udhëheqësin e DASMP-ës, harton planet e veprimit, me anë të cilave DK dhe MKRS përcakton dhe zotohet për realizimin e objektivave afatmesme dhe afatgjata, për mirë administrimin dhe financimin e kulturës kombëtare në fushat e saj më të rëndësishme.

Departamenti i Kulturës kultivon shumëllojshmërinë e kulturës kosovare, e cila do të jap një kontribut për kualitetin e jetës së të gjithëve. Harton politika zhvillimore të kulturës që kontribuojnë në reformimin e institucioneve kulturore të Kosovës me standardet evropiane; në aspektin financiar, profesional dhe të menaxhimit.


Divizioni i Promovimi të Kulturës

Departamenti i Kulturës, harton dhe zbaton politika kulturore në fushën e librit dhe bibliotekave, me qëllim të mos mbetet vetëm monopol i një stafi administrativ por të jetë një mision i përbashkët i të gjithë aktorëve dhe faktorëve themelorë të kulturës së shkruar si bartës me vizione të reja progresive.

Kjo politikë ka konsistuar në paraqitjen e kulturës sonë, nëpërmjet gjuhës dhe artit të shkruar, si një ndër tiparet themelore dhe gjithnjë e më shumë gjeneruese të imazhit për një Kosovë evropiane, të një jete që krijon vlera estetike, sa kombëtare aq edhe universale.

Vlerësimi dhe mbështetja jonë përqendrohet jo vetëm në mbështetjen e librit si sintezë e shpirtit të popullit, e kujtesës së tij kolektive por, së pari, e krijuesit të librit, si përbërës i elitës nëpërmjet njohjes më të thellë të fenomeneve të ndryshme letrare nëpërmjet takimeve përuruese, jubileve, me ribotime e stimuj të ndryshëm, të cilat promovojnë kualitete letrare dhe shkencore duke u ballafaquar me sfidat e kohës në të cilën jeton, punon dhe zhvillohet në një shoqëri.


Përgjegjësia mbikëqyrëse: 3 (tri) Divizionet:

  • Divizionin e Arteve Skenike-Muzikore dhe Pamore,
  • Divizionin e Promovimit dhe
  • Divizioni i librit dhe botimeve



Departamenti i Kulturës nëpërmjet Divizioneve të saja mbikëqyrë në aspektin administrativ, menaxherial, profesional dhe financiar (16) gjashtëmbëdhjetë institucione të kulturës në nivelin e Kosovës siç janë:


Divizioni i Arteve Skenike–Muzikore dhe Pamore

1. Filarmonia - Opera e Kosovës
2. Teatri Kombëtar i Kosovës
3. Trupa e Baletit e Kosovës
4. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
5. Galeria Kombëtare e Kosovës
6. Galeria “Qafa”
7. Qendra Kinematografike e Kosovës