Sot i ndahet shperblimi shteteror xhudistes Nora Gjakova

19.11.2014

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, SOT (19.11.2014) në zyrën e tij në ora 15:00 do të presë në takim xhudisten Nora Gjakova dhe trajnerin e saj Driton Kuka.

Me këtë rast ai do t’u ndajë atyre shpërblimet shtetërore për medaljen e artë që Nora Gjakova e fitoi në Kampionatin Evropian të Xhudos të U-23 në kategorinë 57 kilogram.

Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve për sportistët kulminantë, sportistët e rinj, U-23, që arrijnë rezultate të  vlefshme për shpërblime shtetërore, shpërblehen në masën 25 për qind  të vlerës që është e përcaktuar për sportistët senior.

Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!
 

Prapa