Mbyllet sot Milan Junior Camp

25.07.2014

Sot, (e premte), në orën 13:00, do të përmbyllet edicioni i katër i Milan Junior Camp Kosova.
 
Ceremonia e mbylljes së këtij kampingu do të mbahet në Stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizen, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e AC Milan, trajnerët e kësaj skudare, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësuesit e kompanis It Oil.
 
Në këtë ceremoni nga trajnerët e AC Milan do të bëhen publik edhe emrat e 5 talentëve më të mirë të këtij edicioni, të cilët pastaj do të udhëtojnë drejt “San Siros” në Milano, për të marrë pjesë në Milan Day bashkë me talentët tjerë nga 40 vende të botës.
 
Jeni përzemërsisht të ftuara që ta mbuloni këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.
 
Çka: Përmbyllja e Edicionit të Katër të Milan Junior Camp
 
Kur: Sot, e premte
 
Ku: Stadiumi “Përparim Thaçi” Prizren
 
Ora: 13:00

Prapa