Nesër prezantohen projektet për Pallatin Olimpik dhe fillon votimi publik për projektin më të mirë

22.06.2014

Nesër, datë 23 qershor 2014, në Ditën Botërore Olimpike, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në ora 11:00 në Muzeun e Kosovës prezanton para publikut projekt-propozimet për ndërtimin e Pallatit Olimpik ku do të vendosen Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës dhe Federatat e Sporteve të Kosovës. 

Në ceremoninë e prezantimit publik do të marrë pjesë edhe Ministri Memli Krasniqi, drejtuesit e Komitetit Olimpik dhe të federatave.

Përveç kësaj, qytetarët do të kenë mundësinë që të votojnë për tri projektet më të mira. Ky votim publik merr pjesë me 20% në vlerësimin final të projekteve konkurruese. 80% e vlerësimit i takon Jurisë Profesionale. Votimi publik zgjatë 5 ditë, nga nesër deri të premten në ora 15:00.

Ky objekt është investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës që do të fillojë të ndërtohet këtë vit.

Ftoheni të përcillni këtë aktivitet!

Prapa