Sot, në ora 12, në MKRS, ndahen çmimet për teatër

27.03.2014

SOT (27.03.2014), në Ditën Botërore të Teatrit, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministri Memli Krasniqi do të ndajë Çmimin Kombëtare për Vepër Jetësore në fushën e teatrit dhe Çmimet vjetore për teatër për vitin 2013.
 
Çmimet jepen në këto kategori:
Çmimi për Shfaqjen me të mirë
Çmimi për Regjinë më të mirë
Çmimi për Aktorin/Aktoren më të mirë dhe
Çmimi për prezantim më të suksesshëm ndërkombëtar
 
Ceremonia e ndarjes së çmimeve fillon në ora 12:00.
 
Bazuar në Rregulloren për ndarjen e çmimeve vjetore për teatër, Çmimi Kombëtare për Vepër Jetësore ka vlerë financiare 5 mijë euro, ndërkaq kategoritë tjera shpërblehen me nga 2 mijë e 500 euro.
 
Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!

Prapa