Programi dhe agjenda e shenimit te 6-te vjetorit te shpalljes se pavarsise se Republikes se Kosoves

13.02.2014

AGJENDA

E manifestimeve për shënimin e 6-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë

së Republikës së Kosovës

14 – 17 shkurt 2014

Në organizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, do të organizohen aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë

Më 14 Shkurt

- Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do t’i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës

- Në orën 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozitë e Koleksionit të “Marubit”

Më 15 shkurt

- Në orën 17:00, në Muzeun e Kosovës bëhet hapja e ekspozitës “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999”

- Në të gjitha ambasadat e Republikës së Kosovës në botë, organizohen pritje për korin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse

- Në ora 18:00, në Hotelin Swiss Diamond, mbahet koncert i tenorit Agim Hushi

Më 16 shkurt

- Në orën 18:00, në Teatrin Kombëtar, mbahet Koncerti Festiv i Ansamblit Kombëtar SHOTA,

- Në orën 19:30, në Hotelin Emerald, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, organizohet pritje solemne për mysafirë të ftuar

Më 17 shkurt

- Në orën 9:00, bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova

- Në orën 10:00, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz

- Në orën 11:00, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

- Në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë  organizohet Manifestim Qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre

- Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand

- Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë

- Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më eminentë të vendit

- Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit bëhet ndezja e fishekzjarrëve

17 Shkurt

në Komunat e Republikës së Kosovës

- Në orën 9 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës

- Organizohen seanca solemne në Kuvendet e Komunave

- Në mbrëmje organizohen koncerte në sheshet e qyteteve, dhe në përfundim bëhet ndezja e fishekzjarreve

Prapa