Agjenda ditore

Njoftim për Media

07.02.2014

Sot në ora 14:00 në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ arrin trupi i pajetë i këngëtares së njohur shqiptare, Vaçe Zela. më shumë

Ministri përuron sot në 15.00 renovimin e palestrës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

22.01.2014

Në orën 15:00 sot (22.01.2014), ministri Memli Krasniqi së bashku me drejtuesit e Pallatit të Rinisë dhe përfaqësuesit e klubeve të hendbollit e basketbollit, do të bëjnë përurimin e renovimit të palestrës sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.më shumë

Ndarja e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paraolimpike

14.01.2014

Nesër (15.01.2014) në ora 13:00 në MKRS, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi do të ndajë bursat për shpresat olimpike dhe paraolimpike. Nga Komiteti Olimpik i Kosovës janë rekomanduar 10 sportistë.më shumë

Nesër ndahen shpërblimet për xhudistët Krasniqi dhe Gjakova si dhe trajnerin Kuka

17.12.2013

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ndarjen e shpërblimeve për xhudistët Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, pas rezultateve të arritura të tyre, në Kampionatet Evropiane në Xhudo, që jepen në bazë të Rregullores nr. 15/2013 për ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare.më shumë

Ministri Krasniqi në Samitin e ministrave të sportit në Katar

08.12.2013

Me ftesë të Ministrit të Rinisë dhe Sportit të Katarit, Salah bin Ghanem bin Nasser Al Ali, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi do të udhëtojë sot për në Doha të Katarit për të marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Sportit nga vende te ndryshme te botes, ne kuadër te Forumit "Doha GOALS". më shumë

previous

61-65 Nga 196

next