Përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit

Është përuruar shtatorja e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, familja Vokrri si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.