Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar Gjergj Kaçinari

27.12.2019

E nderuara familja Kaçinari,

Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kompozitorit , të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh.

Gjergji u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe  produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara  për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës argëtuese, klasike dhe asaj të filmit e teatrit shqiptar në Kosovë.

Me punën dhe kontributin e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Ai mbetet një nga artistët që ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm.

Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gjergj Kaçinari.

Prapa