Profili
Qendra Kinematografike e Kosovës është institucion me atributet e autoritetit qendror për kinematografi.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka për objektiv realizimin e politikave në fushën e kinematografisë që pasqyrojnë interesin publik.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka organet e saj drejtuese: Këshillin Drejtues dhe Drejtorin.
Këshilli Drejtues përbëhet prej 5 anëtarëve.
- Arben Zharku, kryesues
- Burbuqe Berisha
- Agron Vula
- Ilir Kabashi
- Arben Apolloni
Drejtor i Qendrës Kinematografike te Kosovës eshte Fatos Berisha.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka Statutin e vet të miratuar nga Ministri i Kulturës.
Qendra Kinematografike e Kosovës në përputhje me buxhetin e miratuar shpall konkurs çdo vit. Konkursi hapet për këto kategori: film i metrazhit të gjatë, të shkurtër, film dokumentar, dhe film vizatimor/animuar.
Mënyra dhe kushtet e konkurimit përcaktohen në konkursin vjetor, sipas ligjit dhe akteve tjera.
Këshilli Drejtues miraton dhe subvencionon projektet filmike në bazë të përzgjedhjes nga juria vlerësuese dhe të raportit të Komisionit financiar.