Profili
Departamenti Ligjor funksionon në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.
13/2007 të datës 13.10.2007 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe
Vendimit të Ministrit të Kulturës për krijimin e këtij Departamenti nr.
1790/2008 të datës 23.06.2008.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
- Hartimi i politikave dhe strategjive legjislative në bashkëpunim me
Kabinetin e Ministrit, Kryeministrit, si dhe me Departamentet dhe
njësitë e tjera organizative në kuadër të Ministrisë së Kulturës, rinisë
dhe Sportit;
- Hartimi i legjislacionit primar dhe sekondar në bashkëpunim me
Kabinetin e Ministrit, Kryeministrit, si dhe me Departamentet dhe
njësitë e tjera organizative në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë
dhe Sportit;
- Sigurimi i përputhshmërisë së ligjeve dhe ta akteve tjera nënligjore
të propozuara dhe sponsorizuara nga Ministria me legjislacionin e
Bashkimit Europian (Acquis communitaire) si dhe legjislacionin e
aplikueshëm në Republikën e Kosovës;
- Dhënia e këshillave ligjore, rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve të kërkuara nga njësitë organizative të ministrisë;
- Përfaqësimi i ministrisë në Gjykata dhe në bashkëpunim me Ministrinë e
Drejtësisë si dhe asistimi i zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve enë favor
të ministrisë;
- Sigurimi i përmbushjes së detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimtaria e ministrisë;
- Bashkëpunimi me institucionet tjera të niveli qendror dhe lokal për
krijimin e infrastrukturës ligjore nga fushëveprimtaria e ministrisë;
- Hartimi i vendimeve, propozimeve dhe materialeve të ndryshme të kërkuara nga sekretari dhe ministri.
STRUKTURA E STAFIT TË DEPARTAMENTIT LIGJOR
Drejtori i Departamentit Ligjor;
Udhëheqësi i Divizionit;
Zyrtari i Lartë Ligjor;
Zyrtari i Lartë Ligjor për legjislacion të BE-së.