Sporti shkollor

Për të siguruar një masivitet më të madh në përfshirjen dhe pjesëmarrjen në sport, përmes aktiviteteve sportive shkollore, është aprovuar politika programore për mbështetje të aktiviteteve sportive shkollore.

Qëllimi/ Objektivi


Duke qenë të bindur se potenciali i vërtetë i sportit të Kosovës qëndron tek të rinjtë, është hartuar edhe kjo politikë programore në mbështetje e sportit shkollor në pesë regjionet e Kosovës dhe nivel republikan.

Për të siguruar më shumë mundësi për masivizim të sportit për të rinjë numrin e pjesëmarrësve të cilët merren me sport si të atyre npëpër shkolla fillore dhe të mesme, departamenti i sportit planifikon të përkrahë federatën e sportit shkollor, OJQ-të cilat kanë qëllim në ngritjen dhe organizimin në niveli garues nëpër shkolla duke përdorur sistemin piramidal të krijimit të aktivitetit sportiv shkollor deri në nivel republikan.

Çka përmbanë programi


Organizimi i sportit shkollorë duke filluar nga garat nëpër shkolla fillore dhe të mesme,duke kaluar në nivel komunal, në nivel regjional dhe në atë republikan, në këtë program qëllimi kryesorë është identifikimin i talentëve të rinjë dhe orientimin profesional i tyre, Organizimi i garave shkollore duhet të mbahet në disa lloje të sporteve nëpër ato vende ku ka kushte për zhvillimin e atij sporti konform infrastrukturës sportive. Njëkohësisht, parashihet që këtë organizimi të mbikëqyret nga federata e sportit shkollorë dhe shoqata e pedagogëve të kulturës fizike.

Këto organizime të sportit shkollorë do të mbahen në bashkëpunim me federatat e sporteve , me Departamentet komunale të Arsimit dhe Sportit, Ministrinë për Arsim etj. Përmes këtyre garave të sportit shkollorë do të subvencionohen edhe shkollat më të sukseshme për pjesëmarrje në gara sportive ndërkombëtare të prezentojnë kualitetin e sportit Kosovar.

Metodologjia e zbatimit


Organizimi i garave shkollore do të organizohen dhe zbatohen nga federatat e sportit shkollorë dhe shoqata e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollore, ndërsa që financimi do të bëhet nga departamenti i sportit.

Garat do të ndihmohen në këto segmente:

  • Rekuizita sportive
  • Meditjet për profesor të edukatës fizike;
  • Transporti (për pjesëmarrje brenda dhe jashtë vendit).


Kush mund të konkuroj?

Organizmin e garave të sportit shkollorë do të mund ta bëjnë vetëm shoqata e pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollorë dhe federata e sportit shkollorë të cilat janë të licencuara konform ligjit për sport dhe udhëzimeve administrative. 

KOSOVO IN UNESCO