Ndërkombëtarizimi i sportit në Kosovë

Kjo politikë është e rëndësisë së veçantë për avansimin e sportit, organizimin e ngjarjeve të ndryshme sportive si dhe për afirmimin e vlerave sportive dhe kombëtare.

Për një kohë të gjatë në Kosovë kanë munguar aktivitetet ndërkombëtare, kështu që është krijuar një vakum sa i takon organizimit të ngjarjeve të rendësishme me karakter ndërkombëtar dhe mundësisë për të prezentuar kualitetet sportive jashtë vendit, me çka do të ndikohet pozitivisht edhe në avansimin e përgjithshëm të sportit vendor.
 

Qëllimi/ Objektivi


Qëllimi i departamentit të sportit është të ndihmojë organizimin e garave ndërkombëtare në Kosovë të cilat do të ndikojnë në:

  • Ngritjen e nivelit të sportit në Kosovë;
  • Afirmimin e kulturës sportive në vend dhe jashtë;
  • Stimulimin e sportistëve që të jenë aktiv në sport dhe të punojnë në avansimin e mëtejmë;
  • Përgatitjen e sportistëve për pjesëmarrje në garat zyrtare si dhe përkrahja e federatave për organizimin e ngjarjeve me karakter ndërkombëtar;


Përveq të mirave që sjell realizimi i këtij objektivi për sportin e Kosovës duhet përmendur edhe anët pozitive që sjell për shoqërinë dhe afirmimin e përgjithshëm.


Strategjia e zbatimit

Mënyra se si do të realizohen projektet që bijnë në kuadër të kësaj politike programore, varet nga rangimi për kah rëndësia dhe kierarkia e garave, duke nisur nga karakteri i lojërave prej atyre olimpike e deri te garat me karakter miqësor.

 

Për këtë vit, departamenti i sportit do të ndihmojë federatat e sportit në këto segmente:


  • Përkrahja dhe asistenca materiale për ekipet sportive që marrin pjesë në garat sportive me ftesë zyrtare nga federatat e sportit, përmes mbulimit të shpenzimeve për akomodim (fjetje dhe ushqim);
  • Mbulimin e shpenzimeve për transportin lokal, gjatë kohës sa zhvillohen aktivitetet sportive;
  • Sipas mundësive, do të ofrohet përkrahje dhe asistencë teknike, qoftë me paisje teknike apo edhe rekuizita të nevojshme sportive.


Metodologjia e zbatimit


Aplikuesit për realizimin e përkrahjes materiale për gara ndërkombëtare në Kosovë duhet të përfillin formën dhe kriteret vijuese:


  • Duhet të sjellin të dhënat e plota për karakterin dhe specifikat e garës (vendi ku mbahet, kohëzgjatja, natyra e garës, etj);
  • Numri i ekipeve apo sportistëve pjesëmarrës në garë dhe informacionet themelore për ekipin/et apo reprezentacionin/et që do të marrin pjesë;
  • Numri i zyrtarëve që udhëtojnë me ekip – nëse flitet për zyrtarë të klubit apo të rendësisë së veçantë (kur përfaqësohen edhe institucione tjera të sportit);
  • Verfikimi i kërkesave të ardhura nga federatat e sportit rreth vendosjes së sportistëve në hotel si dhe për transportin lokal.

KOSOVO IN UNESCO